Drita - Kastrioti, akti i ri rivaliteti vjetër

Volejboll

Drita - Kastrioti, akti i ri rivaliteti vjetër

Nga: K. G. Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 12:07
KV Kastrioti

Liderja e kampionatit, Kastrioti i Ferizajt, i shkon kampiones në fuqi Dritës nga Gjilani, në kuadër të javës së tretë me sistem të ri të garave, Superliga A në volejboll (femrat).

 “Derbi i javës. Akti i ri rivaliteti vjetër. Këtë të diel me fillim nga ora 19:00 do të takohen fituesi i Kupës së Kosovës dhe kampioni i Kosovës, një përseritje e finales së Kupës së FVK- së.

Ju rikujtojmë se KV Kastrioti prinë në tabelën e klasifikimit me 31 pikë, kurse Drita është e dyta me 27 pikë”, bëhet e ditur nga KV Kastrioti.

Ndeshja luhet të dielën në orën 19.00 në palestrën “Bashkim Selishta” në Gjilan. Trajneri i Kastriotit, Edon Ibrahimi përball homologut tët tij, Lorik Ilazi. Cili do të jetë më i suksesshëm, gjithçka do të shihet të dielën mbrëma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat