Megi i Kosovës - 11 vjeçarja me numrin e këpucës 41 që luan për senioret!

Volejboll

Megi i Kosovës - 11 vjeçarja me numrin e këpucës 41 që luan për senioret!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2019 Në ora: 11:48

Megi Bislimi është rast i rrallë jo vetëm në Kosovë! Talentja e volejbollit që nuk ka më shumë se 11 vjeç, po e çon peshë jo vetëm këtë komunitet! E para, është një rast i veçantë, që 11-vjeçarja me numër të këpucës sportive 41, të luan për ekipin e Akademisë Drita nga Gjilani për seniore.

Image

Megi 6 muaj

Gjatësinë e ka 168 centimetra, luan në pozitën e pranueses dhe është e shkathtë në çdo shërbim të topit! Ajo luan me fanatizëm dhe në pamje të parë për nga angazhimi të lë përshtypje se i ka mbi 18 vjet! Është shumë e fuqishme në lojë, në goditjen e topit dhe prej më të mirave. Rrjedh nga një familje sportistësh e me tituj.

Image

Megi 4 vjet

Prindi i saj Arben Bislimi, ka qenë basketbollist i shquar dhe volejbollist i spikatur, ndërsa nëna Mimoza Shkodra, prej volejbollisteve më të mira madje edhe pjesë e kombëtares së Kosovës, aktualisht nënkryetare e FVK-së dhe profesoreshë e shkencave sportive. Megi po shkon hapave të babait e nënës, por zotohet se do t’ia kalojë edhe ata për nga cilësia e sukseset! “Qysh tre muaj kur i ka pasur Megi e mora me vete në stërvitje”, tregon Mimoza.

Image

Mimoza me Megin

Megi është e motivuar dhe pretendon të rrisë sa më shumë nivelin e saj të lojës, po ashtu i është mirënjohës edhe trajneres Adelajda Prengës.     “Megi është një talente e Akademisë së volejbollit Drita, mund të them që është në hapa shumë të mirë, e sigurisht që potencial ka”, tha Adelajda për gazetën kombëtare “Bota sot”. Megi shprehet se prindërit e saj janë me të merituarit që e nxitën të merret me sport. ”Te dy prindërit e mi më kanë mbjellë dashurinë për sportin.

Image

Arben Bislimi me Megin

Unë as edhe nuk e mbaj në mend kur kam shku për herë të parë në palestër, por nëna ime më thotë se isha vetëm 3 muajsh kur më mori në stërvitje për herë të parë. U përcaktova për volejbollin po ashtu duke më ndihmuar prindërit, ata menduan se për femrat volejbolli është më i arritur në Kosovë, dhe predispozitat e mija janë ato që kërkohen në volejboll”, tregon Megi.  

Image

Pamje nga një ndeshje

Nuk keni më shume se 11 vjeç dhe luani me senioret, sa është vështirë? “Nuk më paraqet vështirësi të mëdha, pasi që niveli i ligës ku unë luaj nuk është shumë i lartë dhe unë mundem aty edhe pse jam e vogël shumë në moshë”, përgjigjet talentja! Ajo kalon shumë mirë në Akademinë e Dritës, e cila i ka të gjitha kushtet. “Në KV Akademia Drita kaloj shumë shumë mirë. Lojtaret aty janë më të mëdha se unë, por i kam shoqe shumë të mira.

Mezi e pres stërvitjen dhe lojën. Po ashtu trajnerja ime është shumë e mirë. Na përkushtohet shumë dhe na stërvitë tepër mirë, më jep vullnet tepër shumë”, theksoi ajo.

Image

Megi

Megi iu është mirënjohës prindërve që e mbështesin vazhdimisht: “Unë të dy prindërit i kam ish sportiste profesional dhe ata janë përkrahja ime kryesore, por pa e anashkaluar edhe trajneren, bashkëlojtaret, mësuesen time të shkollës, gjyshen etj.”.

Image

Megi e para me familje

Megi është më e vogla me moshë, të tjerat kalojnë moshën mbi 15 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat