Milano përgatitet për bilanc “lufte” - Bota Sot
Milano përgatitet për bilanc “lufte”

Volejboll

Milano përgatitet për bilanc “lufte”

Më: 12 mars 2019 Në ora: 12:22
Milano përgatitet për bilanc “lufte”

Inter do të presë Eintracht Frankfurt për ndeshjen e kthimit të Europa League në “San Siro”, këtë të enjte në orën 21:00.

Për këtë ndeshje do të jenë 13.500 tifozë gjermanë që do të udhëtojnë në Milano për të mbështetur skuadrën e tyre. Ky numër i lartë ultrasish ka bërë që policia e kryeqendrës së veriut të Italisë të fillojë të përgatisë një plan masash para dhe pas ndeshjes.

Ultrasve gjermanë pritet të iu bashkohen edhe ata të Atalantas, të cilët njihet si kundërshtarë të thekur me ultrasit e Interit. Në mbështetje të tifozëve zikaltër do të dalin ultrasit e Lazio dhe këtu pritet të jetë një betejë e vërtetë mes katër grupimeve të ndryshme të ndara në dy kahe.

Kujtojmë që në dhjetor, në ndeshjen që Lazio priti Eintracht në Romë, u regjistruan një numër i lartë incidentesh mes tifozëve.

Për këtë mijëra agjentë të policisë kanë filluar të përgatisin punën e tyre dhe do të jenë në terren që të mërkurën, kur priten të mbërrijnë edhe tifozët e parë gjermanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...