Përplasen Skenderaj-Drita, cila në finale?

Volejboll

Përplasen Skenderaj-Drita, cila në finale?

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:50
Përplasen Skenderaj-Drita, cila në finale?

Sot do të zhvillohet gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës në volejboll ku Drita nga Gjilani do të takohet me KV Skenderajn. Ndeshja do të zhvillohet (18.00) në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë ku me fitore eventuale, vashat tona do të plasohen në finale! “Në këtë garë, KV Drita në pesë vitet e fundit është stolisur katër herë radhazi me kupën e Kosovës.

Klubit tonë tani e disa ndeshje është duke i munguar lojtarja më e mirë e ekipit, Fjolla Shabani e cila është lënduar në ndeshjet e kombëtares së Kosovës dhe normalisht që do të jetë një mungesë e madhe, por që lojtaret që janë në dispozicion të ekipit janë mjaftë të motivuara për këtë ndeshje”, thuhet nga KV Drita.  

KV Skenderaj në mungesë të palestrës luan si vendas në Mitrovicë. “Për arsye të mungesës së palestrës, KV Skenderaj është i detyruar që gjysmëfinalen ta luaj si mysafir, edhe pse jemi ekip nikoqir. Ftojmë të gjithë adhuruesit tanë, ‘L2 Boys’, të vijnë në Mitrovicë dhe të na përkrahin në këtë ndeshje të rëndësishme, ku fitorja do të na dërgojë në Finale të kupës”, bëhet e ditur nga Skenderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat