KV Skenderaj me produkt vendorë në finale

Volejboll

KV Skenderaj me produkt vendorë në finale

Nga: K. G. Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:36
KV Skenderaj me produkt vendorë në finale

Klubi i volejbollit Skenderaj është në finalen e madhe të Kupës së Kosovës dhe do të takohet me M-Technologie Prishtina. KV Skenderaj eliminoi me rezultat 3:1 Dritën nga Gjilani. “Në KV Skenderaj gjithçka, është 100% produkt vendor dhe cilësor, siç janë produktet e ‘Drenës’ nga Skenderaj. Faleminderit të gjithëve për përkrahje”, shkruan nga KV Skenderaj. Kastrioti i Ferizajt eliminohet nga Kupa, pasi humb me 0:3 (23:25, 25:27, 18:25) nga M- Technologie.

“Ëndrra për Kupën e Kosovës përfundon! Definitivisht ndeshja me e dobët e sezonit, urime dhe suksese M- Technologie në finale por për hir të së vërtetës gabimet e shumta ja lehtësuan punën kundërshtarit, duke marr parasysh se dy setet e para kanë përfunduar me dy pikë dallim, gjithsesi suksese në finale. Jo për t’u arsyetuar por duhet të përmendet se 100% jemi me lojtare vendore (Ferizaj), mosha mesatare e 6+1 është 19 vjeç, kurse shumica e ekipeve në Superligë përveç që kanë përvojën në anën e tyre, ata edhe kanë shpenzuar për t’u përforcuar me lojtare nga jashtë dhe nga brenda Kosovës.

Ëndrra për Kupën përfundon por që synimi mbetet Kampionati i Kosovës, vazhdojmë këtë të diel ku kundërshtari i radhës do të jetë Skenderaj, kundërshtar qe po kalon formë shumë të mirë ku arriti të mposhtë  Dritën dhe të plasohet në finale, gjithsesi ne nuk do dorëzohemi dhe do luftojmë deri në fund.

Njëjtë si komuna edhe tifozeria Ultras Ujqit po e anashkalon klubin, ku në momente mjaftë të vështira kishim nevojë të jenë lojtari jonë i 7-të, ata nuk ju përgjigjen ftesës së klubit për asnjë ndeshje të vetme këtë edicion , me sa duket fati qenka i tillë që të vazhdohet vetëm pa përkrahjen e askujt ani pse rezultatet nuk mungojnë. Faleminderit qyteti im”, shkruan në faqen e KV Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat