Klubin që nuk e do komuna

Volejboll

Klubin që nuk e do komuna

Nga: Sabit Istogu Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:48
Sabit Istogu

Askund në botë, e as në vendet e komunat më primitive nuk ndodhë që udhëheqja komunale nuk iu gëzohet sukseseve të klubit të vet, veçmas të atyre të gjinisë femërore, që janë më të pakta e më simpatike, e që iu duhet gjithsesi me tepër edhe mbështetja financiare e morale. Mirëpo për çudinë e të gjitha çudive, kjo i ndodhë komunës së Skenderajt, kur qeveria aktuale nuk e do klubin e volejbollit të femrave Kampione “Skenderaj”, më i suksesshmi në këtë komunë ne të gjitha kohërat, por edhe në mesin e klubeve më të suksesshme në Superligën e Kosovës dhe krejt kjo ndodh për shkak të karagjozllëkut të një njeriu që kryetari i komunës e mban afër, dhe nuk e di fare, se çdo ditë e më tepër ky “karagjoz”, po ia zbeh edhe autoritetin e kryetarit.

Image

KV Skenderaj

Nuk e di a e dinë strukturat komunale në krye me kryetarin, qe klubi është i qytetarëve të Skenderajt, e nuk ishte as i Sami Lushtakut, as tash i Bekim Jasharit, e nuk do të jetë as i kryetarëve qe do t’vijnë, por është dhe mbetët vlerë e qytetarëve, që ky klub i bën të krenohen me të, duke qenë kampion i Kosovës, nënkampion, fituese i kupës së Kosovës, pjesëmarrëse në gara ndërkombëtare, madje (5) pesë lojtare të këtij klubi e përfaqësojnë kombëtaren tonë në lojërat ndërkombëtare, dhe janë shpallur edhe lojtaret më të mira të vendit.”Karagjozi”i kryetarit të komunës, nuk donë ta mbështes këtë klub me asnjë cent, mu për faktin se në logjikën e tij primitive është ngulitur mendimi, po ashtu primitiv, se klubin gjoja po e mbështetka dikush që nuk po i pëlqyeka një pjese të tashme drejtuese komunale, në vend që të jenë falënderues, dhe kjo lloj urrejtje nuk iu takon njerëzve të ditur, nëse mund të quhen kështu.  

Kur klubet më të suksesshme në volejboll për femra, tashmë janë përforcuar me tri e katër lojtare ndërkombëtare, Brazili, Amerika, Bullgaria e gjetiu, klubi i volejbollit “Skenderaj” nuk posedon me asnjë lojtare të huaj, por është me përbërje tërësisht vendore dhe me cilësinë e mirë që kanë, vashat simpatike të këtij klubi po iu bëjnë ballë me sukses këtyre ekipeve të përforcuara, dhe për këtë cilësi udhëheqja komunale nuk ka asnjë respekt. Pos që nuk e ka respektin e mbështetjes financiare, si u bë që deri tash udhëheqja komunale e Skenderajt të mos e këtë përcjell asnjëherë këtë klub në lojërat që i zhvillon në kuadër të garave kombëtare e ndërkombëtare dhe t’ iu gëzohet sukseseve që po i shënon.

Skenderaj vazhdon të mbetët burim me talente të këtij sporti, si i vetmi i gjinisë femërore në këtë komunë dhe me të drejte quhet ekipi më i mirë në Kosove me lojtare vendore, andaj mbetët në nderin e kryetarit të komunës që të mos jetë nën ndikimin e “KARGJOZVE”,por ashtu siç është deklaruar ne fushatën zgjedhorë, të i mbrojë e avancoj vlerat e qytetarëve të kësaj komune, siç janë me vlerë lojtarët e këtij ekipi të suksesshëm, dhe të i mbështes materialisht me aq sa mundët e u takon.
Shkrimi është marrë rrjetin social në facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat