Kajtazi: Jemi pa dy lojtarë të dëmtuar

Volejboll

Kajtazi: Jemi pa dy lojtarë të dëmtuar

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:27
Kajtazi: Të gjitha përparësitë janë në anën e Lubotenit

Finalet e Kupës së Kosovës në volejboll zhvillohen sot në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë! Finalja e parë luhet në orën 14.30 mes KV Technologie Prishtina dhe Skenderajt (femrat) dhe finalja e dytë në orën 17.00, ku takohen Prishtina Volley e Luboteni nga Ferizaj (meshkujt).

Finale që priten me ethe, sepse secila ekip pretendon se është më e mirë se tjera dhe secila e do që trofeun ta dërgojë në vitrinat e tyre. Kryetrajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, shprehet se është finale e vështirë dhe sipas tij, të gjitha përparësinë janë në anën e klubit ferizajas. “Të gjitha përparësitë janë në anën e Lubotenit. Është skuadër shumë cilësore, shumë e organizuar me një buxhet të madh financiar. Kanë një shtab teknik shumë cilësor.

Ne kemi entuziazmin dhe dëshirën e madhe për të luajtur. Jemi pa dy lojtarë të dëmtuar. Adriatik Berisha dhe Kushtrim Bojaj na mungojnë. Po shpresojmë se nuk do të zhgënjejmë”, tha Kajtazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat