Skenderaj fiton Kupën e Kosovës, M-Technologie e dëshpëruar

Volejboll

Skenderaj fiton Kupën e Kosovës, M-Technologie e dëshpëruar

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:56
Skenderaj fiton Kupën e Kosovës

Skenderaj fiton Kupën e Kosovës në volejboll (femrat), për herë të parë në historinë e tyre, ndërsa M-Technologie as përforcimet me dy braziliane nuk i bënë punë që të ia dalin në këtë finale dramatike! Skenderaj shënoi fitore me rezultat 3:1 (25:21, 22:25, 25:21 dhe 25:23) ndaj M-Technologie Prishtina. Finale shumë e  fortë dhe u zhvillua në praninë e një numrit të madh të shikuesve në palestrën e sportit “1 Tetorit” në Prishtinë.

Te katër setet ishin kaptinë në vete, por volejbollistet e Skenderajt u treguan më të përqendruar dhe me plotë meritë fituan Kupën. "Sot ekipit që ka bërë me pak gabime ka fituar. Kemi pasur gabime edhe në sulm e disa lojtareve me përvojë, prapëseprapë ka qenë lojë shumë e mirë, na mbete të rikuperohemi për pjesën tjetër të kampionatit.

Skenderaj e ka fituar me meritë Kupën”, tha mes të tjera Naser Krasniqi, kryetrajner i M-Technologie. Ndërkaq, kryetrajneri i Skenderajt, Ylli Kadriu, është i lumtur për suksesin, tha mes të tjera: “Këtë vit kemi qenë me produkt 100 për qind prodhim vendorë. Sot e kemi mposhtur një ekip shumë të organizuar, shumë serioz e të fortë. ia dolëm në momentet vendimtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat