Edoni i shkruan presidentit të federatës: Sa e sa herë i tradhtuar, i përbuzur...

Volejboll

Edoni i shkruan presidentit të federatës: Sa e sa herë i tradhtuar, i përbuzur...

Nga: K. Goca Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:21
Edoni i shkruan presidentit të federatës: Sa e sa herë i tradhtuar, i përbuzur...

Edon Ibrahimi është kryetrajner i klubit të volejbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat) dhe synon që ta fitojnë titullin e kampionit. Ai ka shkruar disa rreshta në profilin e tij, drejtuar prindit të tij Abedin Ibrahimit i cili është edhe president i Federatës së Volejbollit të Kosovës, që ka dhënë shumë në kohërat e ndryshme për sportin skofiar, sidomos në kohën e okupimit.  
“Sa e sa herë në rrugët plot errësirë, gjithmonë prezent për të më ndriçuar.
Sa e sa herë i futur në rrugë qorre, gjithmonë prezent për të më orientuar.
Sa e sa herë në rruge me pengesa me rrëzime të njëpasnjëshme, gjithmonë prezent për të më dhënë një dorë për t’u ngritur... 
Sa e sa herë i tradhtuar, i përbuzur, i lënë në gjysmë të rrugës, gjithmonë prezent për të besuar, vlerësuar dhe për të vazhduar me mua deri në fund.

Image

Abedin Ibrahimi

Sa e sa herë i futur në rrugët e lakmisë, mendjemadhësisë gënjeshtrave intrigave... gjithmonë prezent për të më mbajtur me këmbë në tokë dhe për të më treguar se sinqeriteti, njerëzia (modestia) drejtësia, vlen shumë më shumë se pasuritë e gjithë botës, si dhe gjithmonë aty për të më treguar se pa marr parasysh gjitha sfidat e jetës dorëzimi nuk është një zgjidhje, pa marrë parasysh padrejtësitë e kësaj bote , rruga e drejtësisë duhet ndjekur, ajo do jetë më e gjatë por më e rehatshme dhe më e sigurte”, shkruan Edoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat