Fituesit e kupës së Kosovës priten nga kryetari i Komunës së Skenderajt - Bota Sot
Fituesit e kupës së Kosovës priten nga kryetari i Komunës së Skenderajt

Volejboll

Fituesit e kupës së Kosovës priten nga kryetari i Komunës së Skenderajt

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:37
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, z.Ramiz Shala, kanë pritur në takim volejbollistet e Klubit të Volejbollit “Skenderaj”.

E gjithë kjo ka ndodhur pas suksesit të treguar në finalen e Kupës së Kosovës në volejboll, të cilën klubi ynë e fitoi me rezultat 3 m 1 në sete.

Jashari ka thënë se të gjithë qytetarët e Skenderajt ndihen krenarë me këtë sukses, derisa ka premtuar përkrahje për të gjitha klubet e komunës sonë.

“Jam ndier i lumtur me suksetin tuaj, për çka iu falënderoj në emër të të gjithë qytetarëve, dhe iu siguroj se si Komunë do t’iu mbështesim në aktivitetet sportive”, iu është drejtuar kryetari Jashari volejbollisteve të KV “Skenderaj”, duke iu dëshiruar suksese tjera në garat vendore dhe në ato ndërkombëtare”, potencoi Jashari.

Ndërkaq, kryetari i KV “Skenderaj”, Istogu, ka falënderuar kryetarin Jashari për pritjen zyrtare të ekipit, dhe ka thënë se Kupa i takon edhe kryetarit të Komunës së Skenderajt. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...