Vashat e klubit kërkuan që në foto të jetë vetëm kryetari i komunës  - Bota Sot
Vashat e klubit kërkuan që në foto të jetë vetëm kryetari i komunës 

Volejboll

Vashat e klubit kërkuan që në foto të jetë vetëm kryetari i komunës 

Nga: K. Goca Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:54
Vashat e klubit kërkuan që në foto të jetë vetëm kryetari i komunës 

KV Skenderaj është krenari jo vetëm e Drenicës. Klubi i volejbollit Skenderaj po tregon rezultate të jashtëzakonshme, e cila e ka fituar Kupën e Kosovës (femrat) dhe tani pretendon edhe titullin e kampionit. Është klubi më i organizuar në volejbollin femëror. “Ra kjo Kupë e u pamë!

Pas suksesit të fundit ku KV Skenderaj e fitoj Kupën e Republikës së Kosovës, ishim të ftuar në takim më kryetarin e komunës z. Bekim Jashari, të cilin e falënderuam për mikpritjen. Kryetari na tha se është shumë krenar me sukseset tona dhe si shenjë mirënjohje për këto suksese u zotua se do ti ndaj 2.000 euro për këtë nder qe i bëtë Skenderajt.

Ne si klub i bëmë të qartë kryetarit se nuk po përkrahemi tash e dy vite falë njerëzve të pa përgjegjshëm dhe në fund të takimit vashat e klubit kërkuan që në foto të jetë vetëm kryetari i komunës z. Bekim Jashari”, njofton KV Skenderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...