Disa klube të volejbollit femëror mund të përballen me ndryshime të mëdha - Bota Sot
Disa klube të volejbollit femëror mund të përballen me ndryshime të mëdha

Volejboll

Disa klube të volejbollit femëror mund të përballen me ndryshime të mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:07
Disa klube të volejbollit femëror mund të përballen me ndryshime të mëdha

Pas përfundimit të Kampionatit të Kosovës në volejboll (femrat), mund të ketë edhe ndryshime të mëdha te disa klube, të cilat nuk i kanë realizuar synimet e tyre.
Në disa klube qysh tash planifikohen ndryshime në volejbolliste por edhe mund të ketë edhe shkarkim të trajnerëve apo trajnereve! Klubi që deri me tash ka realizuar synimin është Skenderaj, që ka fituar Kupën e Kosovës, ndërsa në garë për titull janë Drita, M-Technologie nga Prishtina, Kastrioti dhe Skenderaj, kurse Prishtina F i ka humbur shpresat! Në fakt, Naser Krasniqi ashtu kështu ka paralajmëruar largimin përgjithmonë nga pozita e kryetrajnerit, që aktualisht me sukses e udhëheq M-Technologie.

Drita ka përparësi në luftë për titull sepse ka tani në radhët e saja volejbollisten më të mirë shqiptare Arjola Prenga. Raportohet se disa klube do të bëjnë ndryshime, qoftë te trajnerët qoftë të volejbollistet, madje edhe Mehdi Mehmeti, flitet se ka një plan të madh për edicionin e ardhshëm, të bëjë një Prishtina F pak më ndryshe. Merret vesh se nga këto klubet e lartpërmendura, njëra nga to bisedon me një trajner, që pritet me kalimin e javëve edhe ta zyrtarizojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...