A do të fuzionohen Prishtina F me M-Technologie? - Bota Sot
A do të fuzionohen Prishtina F me M-Technologie?

Volejboll

A do të fuzionohen Prishtina F me M-Technologie?

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:15
M-Technologie

Elita e volejbollit e Kosovës në konkurrencën e femrave ka dy ekipe nga Prishtina dhe njëra lufton për titull e tjetra ka siguruar pozitën e pestë. M-Technologie me kryetrajner Naser Krasniqin e kërkon titullin e kampionit, kurse Prishtina F me Ganimete Gërbovcin janë të qetë, sepse askush nuk u bën më telashe për vend të pestë, e kanë të garantuar, sukses për lakmi. A do të ketë ide që të fuzionohen këto ekipe dhe të kanë një emër, që të jenë edhe më të fuqishëm në ligë, më së miri e tregon Naser Krasniqi, që ka një bagazh të madh si volejbollist dhe si trajneri më së shumti trofe në vitet e pas luftës te femrat. 
“Sa i përket fuzionimit te dy ekipeve te kryeqytetit pra Prishtinës dhe M - Technologie mendoj se në këtë moment nuk është ide e mirë për shumë arsye”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Cilat janë arsyet?
“Së pari ne jemi kryeqytet i Kosovës dhe se na takon të kemi dy klube në Superligën e Kosovës dhe gjithmonë kur njëra ekip qëndron më mirë si materialisht ashtu edhe me kualitet ekziston mundësia që njëra - tjetrës t’i huazoj lojtare varësisht nga nevojat që kanë dy klubet, normalisht kjo bëhet kur ekziston raporti i shëndoshë në mes të dy klubeve e ajo në këtë moment është në nivel por mundet të jetë edhe më mirë”, përgjigjet Krasniqi.
Dikush tha, nuk do të përjashtohet edhe si opsion fuzionimi i këtyre ekipeve, pasi që mund të angazhohet ‘tinësisht’ ndonjë “emisar” që të insistojë e t’i bind krerët e klubeve në një të ardhme të afërt, se gjithsesi duhet të shkrihen në një klub!  

Image

KV Prishtina F

Krasniqi ka mendim tjetër dhe shpjegon pse nuk mund të ndodhë. “Fuzionimi i dy klubeve ka qenë si opsion para tri viteve kur klubi M- Technologie atëherë Prishtina volley kishte mbet pa sponsorin e atëhershëm kolegjin AAB, kurse tani nuk është ajo situatë as tek ne e as tek Prishtina. Duhet të cekim edhe atë se në Prishtinë ekziston edhe një ekip tjetër Prishtina e re e cila është anëtare e ligës së parë dhe se për mua është një gjë shumë e mirë, se kemi mundësi të marrim ose t’i huazojmë lojtaret nga njëri në klubin tjetër me marrëveshje paraprake me klubet e kryeqytetit.
Prapëseprapë po kthehem tek ideja e fuzionimit e cila nuk na konvenon asnjërit nga dy klubet tona sepse ne jemi në Superligë dhe se arritja e një klubi deri në përfaqësim në Superligë është rrugëtim i gjatë dhe i mundimshëm, andaj nuk kish me qenë ide e qëlluar tani në këtë moment”, përfundon Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...