Mehmeti e quan katastrofë fuzionimin!  - Bota Sot
Mehmeti e quan katastrofë fuzionimin! 

Volejboll

Mehmeti e quan katastrofë fuzionimin! 

Nga: K. G. Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:46
Mehmeti e quan katastrofë fuzionimin! 

Drejtori sportiv i klubit të volejbollit Prishtina F. Mehdi Mehmeti, tha se kryeqyteti duhet të ketë dy-tri klube të forta. Ai idenë për fuzionimin e KV Prishtina F me M-Technologien e quan si katastrofë.

“Prishtina si kryeqyteti i Kosovës duhet të ketë 2 deri në 3 klube të volejbollit.

Kur e dijmë se volejbolli nuk është sport shumë i shtrenjtë. Prishtina e fortë rivaliteti më i madh dhe volejbolli do jetë ma joshës dhe më atraktiv. Sa i përket fuzionimit të ekipeve të Prishtinës, mendoj se do ishte një katastrofë për volejbollin dhe komunën tonë.

Mendoj se duhet të shqyrtohet edhe liga e komunës së Prishtinës ku veç jemi duke bë përpjekje të jetësojmë. Sa i përket kalimit të lojtareve prej një klubi në klubin tjetër dhe jam i pajtimit që të bëhet në bashkëpunim në mes klubeve të Prishtinës, që volejbollin ta sjellim në Prishtinë edhe ky bashkëpunim do të jetësohet që njeri klub të jetë i përforcuar dhe njëri klub të jetë në krye të tabelës dhe volejbolli të dominoj në Superligën e Kosovës.

Klubi me kushte më të mira të jetë dominues dhe të jetë i përforcuar me lojtare më të mira dhe lojtaret të jenë në shumicë nga komuna e Prishtinës. Por kjo duhet të bëhet sa më shpejtë që është e mundshme, duhet bisedime në mes të udhëheqësve të klubeve të Prishtinës. Është koha më e volitshme tani të bëhen këto kalime të lojtareve prej njërit klub në tjetrin klub pa pengesa, vetëm kështu do të ketë zhvillim të shpejtë të volejbollit në Komunën e Prishtinës”, ka thënë Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...