Aneta, një emër që po vjen në sportin skofiar

Volejboll

Aneta, një emër që po vjen në sportin skofiar

Nga: K. G. Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:33
Aneta, një emër që po vjen në sportin skofiar

Volejbollistja e talentuar Aneta Beqiri pa dyshim se është një emër që po vjen në sportin skofiar. Ajo luan me mjaft sukses për ekipin e Kastriotit nga Ferizajt dhe pritet të jetë ndër emrat me të spikatur të këtij sporti. Ai ushtron nën udhëheqjen e trajnerit të palodhur Edon Ibrahimi.
“Përkundër moshës së re si dhe përvoja e pakët me ekipin e parë ajo po ja del mjaftë mirë, duke i dhënë ekipit një ndihmë mjaft të madhe , shembulli më i mirë i disiplinës, punës dhe durimit, dhe kur këto 3-ja gërshetohen së bashku suksesi nuk mundë të mungoj. Pra sot feston ditëlindjen (organizatorja) e klubit Aneta Beqiri e cila mbush 18 vjeç”, shkruan mes të tjera në faqen e KV Kastriotit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat