Babai i titujve në Kosovë! Ja volejbollistet që mësuan prej tij

Volejboll

Babai i titujve në Kosovë! Ja volejbollistet që mësuan prej tij

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2019 Në ora: 12:15
Naser Krasniqi

Naser Krasniqi është trajneri që ka fituar më së shumti tituj në konkurrencën e femrave në volejboll. Është trajneri shembull për të gjithë dhe ndihet krenarë për punën që ka bërë në sportin skofiar dhe shumë lojtare të njohura mësuan prej tij dhe madje u bënë brumë i fortë edhe për kombëtaren e Kosovës në vitet e kaluara. Krasniqi ka fituar 6 tituj kampioni dhe 7 kupa të Kosovës pas luftës, një Superkupë mbarëkombëtare. Gjithsej 14 trofe.

Krasniqi ka udhëhequr me sukses KV Universitetin, pastaj u shndërruan në Mabetex, në AAB dhe tani është Technologie Prishtina.  Krasniqi apo babai i titujve tregon se cilat lojtare mësuan shumë prej tij apo që u përsosen në teknikën e lojës.

“Po, lojtaret që ishin në udhëheqjen time janë: Vlora Hasani, Deniza Hasani - Pacolli, Saranda Muhadri, Albulena Ejupi, Edona Gjinolli, Shqipe Kqiku, Ganimete Gërbovci, Shemsije Asllanaj, Arbenita Ymeri, Saranda Grajçevci, Lule Simnica (luan në Gjermani liga e dytë), Anyla Kryeziu, Arjeta Hyseni etj”, tregon Krasniqi. 
“Jo veç atë po edhe qasjen ndaj punës sepse kanë punuar dy herë në ditë në palestër, kanë pas kontrata profesionale dhe kanë pas kontroll në ushqim dhe pushimin e kontrolluar. Çdo gjë me kontroll prandaj edhe kanë pas sukses me vite të tara”, tha Krasniqi.

“Trajnerët që dolën nga dora ime janë: Bahri Gjinovci, Berat Vllasa, Enver Tahiraj, Arjeta Hyseni  dhe tash Adriatik Kajtazi”, tregon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat