Brazilianet përkrah Mehdisë me simbolin e shqiponjës - Bota Sot
Brazilianet përkrah Mehdisë me simbolin e shqiponjës

Volejboll

Brazilianet përkrah Mehdisë me simbolin e shqiponjës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2019 Në ora: 10:43
Brazilianet përkrah Mehdisë me simbolin e shqiponjës

Klubi i Volejbollit Prishtina F. nuk lufton më as për Kupë dhe as për titullin e kampionit të Kosovës, por përfundoi në vend të pestë në elitë, një sukses për lakmi, fal punës së ish volejbollistes së njohur Ganimete Gërbovci, e cila me punën e saj dhe me gjeneratën e re, la të shtangur apo të heshtur të gjithë ata që parashikuan se ky ekip nuk do të shkojë më lartë se në vend të tetë.

Por ajo që bie në sy është se lojtaret braziliane që luajnë për ekipin Prishtina F. Raffaela Richinho e Ana Clara Saldanha, janë përkrah drejtorit sportiv të klubit dhe bënë shqiponjën dykrenore. “Dy lojtaret e KV Prishtina-F nga Brazili ju përshëndesin me simbolin e Shqiponjës...”, shkruan Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...