M Technologie: Rezultat nuk është i rastësishëm 

Volejboll

M Technologie: Rezultat nuk është i rastësishëm 

Nga: K. G. Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:45
M Technologie: Rezultat nuk është i rastësishëm 

Klubi i volejbollit M Technologie nga Prishtina është kualifikuar në finalen e madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës (femrat), pasi e mundi në serinë e fitoreve me 2:0 Skenderajn.
“Pas një kohe të gjatë klubi ynë është në finale të play-off-it. Ky rezultat nuk është i rastësishëm po vjen pas një pune të palodhshme të tërë ekipit. Pas dy fitoreve 3:2 dhe 3:1 ndaj KV Skenderajt. Klubi ynë si finalist i parë pret finalistin e dytë. Do te ishte e pandershme që mos ta përmendim lojën korrekte, animin dhe sjelljen korrekte të klubit volejbollistik Skenderaj, i cili ka treguar një kulturë sportive si nikoqir dhe mysafir i mirë. Falënderim i posaçëm i shkon presidentit të klubit  Rrustem Pacollit për përkrahjen e klubit dhe vajzave të klubit, të cilat na bënë shumë të lumtur. Sukses në sfidën e radhës”, shkruan në faqen e klubit M Technologie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat