A po përsëritet finalja e vitit 2008 mes gjilanasve dhe prishtinasve? - Bota Sot
A po përsëritet finalja e vitit 2008 mes gjilanasve dhe prishtinasve?

Volejboll

A po përsëritet finalja e vitit 2008 mes gjilanasve dhe prishtinasve?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2019 Në ora: 16:05
Pamje nga një ndeshje

Finalja e parë drithëruese do të luhet (nesër 19.00) në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, mes kampiones në fuqi Dritës nga Gjilani dhe M-Technologie Prishtina!

Një finale që pritet me kureshtje, sidomos mund ta mbush edhe palestrën në Gjilan, pasi që ka shumë të interesuar për të pa përballjen mes dy ekipeve më të mira. Trajneri i Dritës, Lorik Ilazi dhe ai i M-Technologie Prishtina, janë në emocione të thella, sepse çdo set apo sfidë e humbur nuk do të ketë  kohë për kompensim! Si njëra palë po ashtu edhe tjetra kërkojnë triumfin që të avancojnë me 1:0 në serinë e fitoreve të play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat).

Image

Te dyja ekipet kanë individe që bëjnë diferencën! Karakteristikë është se detajet e vogla mund të vendosin edhe kampionin e ri. A po përsëritet finalja e vitit 2008 kur mu këto dy ekipe u takuan ne play-off në pranin e më së 2500 shikuesve, në një atmosferë tensionuese dhe të zjarrtë! Ju përkujtojmë se në atë vit klubi i tanishëm M-Technologie (në atëkohë quhej Universiteti  AAB) e fitoi titullin në sezonin 2008 ndaj Dritës, por tani pas më shumë se dhjetë vitesh kemi prapë në finale ballafaqimin e dy skuadrave më të mira në këtë sezon sportiv.

Këto dy ekipe bënë edhe investimet më të mëdha këtë vit duke marr lojtare përtej oqeani, M - Technologie dy braziliane dhe Drita dy amerikane. Ajo çka e bënë të veçantë këtë sezon është rivaliteti i madh në mes ekipeve dhe shikueshmëria e madhe si në Prishtinë e posaçërisht në Gjilan.

M-Technologie lufton për titullin e tetë pas luftës, kurse Drita për të katërtin. Dy ekipe për lakmi, me një fond të mirë të volejbollisteve, e kërcënojnë njëra - tjetrën. Shpresojmë që ky të jetë ballafaqim sportiv por edhe spektakël ashtu si i ka hije. Cili do të jetë më i suksesshëm Lorik Ilazi me Dritën apo Naser Krasniqi me M-Technologie Prishtina, gjithçka do të shihet se cila do të arrin tri fitore në finale dhe të stoliset me titullin e kampionit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...