Volejbollistes braziliane i bie të fikët duke dhënë intervistë - Bota Sot
Volejbollistes braziliane i bie të fikët duke dhënë intervistë

Volejboll

Volejbollistes braziliane i bie të fikët duke dhënë intervistë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:49
Jaqueline Carvalho

Volejbollistja profesioniste Jaqueline Carvalho, ka shkaktuar panik në një ndeshje të meshkujve në Brazil pasi ishte e pranishme si tifoze.

Ajo është një figurë e njohur në këtë vend, pasi ka fituar medalje ari në Lojërat Olimpike në Pekin dhe në Londër.

Bukuroshja braziliane ishte duke dhënë një intervistë për mediat vendase, teksa papritur ka humbur ndjenjat duke rënë në tokë.

Intervistuesja e ka ndihmuar menjëherë, ndërkohë që sipas analizave mjekësore mendohet se shkaku ishte nga presioni i lartë i gjakut, shkaktuar nga nxehtësia në ambientin ku luhej ndeshja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...