I ra të fikët papritmas volejbollistes - Bota Sot
I ra të fikët papritmas volejbollistes

Volejboll

I ra të fikët papritmas volejbollistes

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:01
I ra të fikët papritmas volejbollistes

Volejbollistja Jaqueline Carvalho – e cila e kishte fituar medaljen e artë me Brazilin në Lojërat Olimpike të Beijingut dhe Londrës – e humbi vetëdijen përderisa po intervistohej nga një gazetare në një ndeshje të djemve në Superligën e volejbollit.

Jaqueline Carvalho, e cila u shpall kampione Olimpike në vitin 2008 dhe 2012, ishte duke biseduar me Fabiola Andrades gjatë një pauze gjatë ndeshjes së Superligës së djemve në volejboll, mes SESI Sao Paulo dhe EMS Taubate FUNVIC.

Megjithatë, asaj i ra të fikët papritmas dhe gazetarja tentoi ta mbajë atë me duar, në mënyrë që të mos rrëzohet dhe të lëndohet edhe më shumë.

Sao Paulo, Sergo Xavier.

Më vonë, Xavier bëri të ditur për të përditshmen braziliane Veja se Carvalhos i kishte rënë të fikët për shkak të tensionit të ulët të gjakut, që u shkaktua nga nxehtësia e madhe në sallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...