Ilazi: Ky spektakël shihet vetëm në Gjilan - Bota Sot
Ilazi: Ky spektakël shihet vetëm në Gjilan

Volejboll

Ilazi: Ky spektakël shihet vetëm në Gjilan

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:24
KV Drita

Gjilani po vlon nga atmosfera e sportit skofiar! Drita është në rrugë të mirë për ta mbrojtur titullin e kampionit, e cila udhëheq në serinë e fitoreve me rezultat 1:0. Gjilanaset triumfuan me rezultat bindës 3:0 (25:7, 25:20, 25:14) kundër M-Technologie nga Prishtina, në ndeshjen e parë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës (femrat).

Gjilani sa e sa herë po ia zbardh fytyrën volejbollit, ku në palestër ishin rreth 1500 shikues, një organizim shembullorë dhe në anën tjetër u tregua lojë cilësore, sidomos nga Drita. Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, është ballëlart për ekipin, për qytetin e me rrethinë, që po i japin përkrahje të madhe vashave të tij!  Drita me një fond të lojtareve me përvojë e disa të talentuara u treguan kockë e fortë për prishtinaset.   

Image

“Bota sot”: Spektakël i rrallë dhe një Drite bindëse, cila ishte arma shkatërruese kundër M Technologie?
Lorik Ilazi:
Ky spektakël është më së e vërtetë që shihet vetëm në Gjilan dhe vetëm nga ‘Intelektualët’, vetëm ‘Intelektualët’ të japin këtë ndjenjë që në nuk dijmë ta përshkruajmë. Unë falënderoj të gjithë ‘Intelektualët’ gjithashtu edhe qytetarët e Gjilanit, që edhe vitin e kaluar edhe këtë vit thyejnë rekordet e shikueshmërisë dhe spektaklit të krijuar në ndeshjet e volejbollit, faleminderit nga zemra.

Image

Arjola Prenga

Ne luajtëm shumë mirë, ishte dita jonë, ne jemi të vetëdijshëm që përballë kemi një skuadër shumë të fortë dhe mirë të organizuar, e cila mund të them që këtë vit ka bërë një ngritje mjaft të madhe. Ne kishim fat që luajtëm shumë mirë dhe shumë pak gabuam, kjo ishte arma jonë. Fitorja na jep epërsi por ne e dijmë që kemi akoma shumë punë përpara, ekipi M-Technologie dinë në çdo moment të kthehet sepse përmban në vete një staf shumë të mirë dhe lojtare shumë kualitative!

Image

Lorik Ilazi

“Bota sot”: Drita drejt titullit të ri apo të pestit pas luftës, kjo fitore iu bën më të qetë?
Lorik Ilazi:
Qysh nga fillimi i kampionatit ne jemi nisur me qëllime të qarta, ta mbrojmë titullin dhe ta sjellim për të katërtën herë radhazi në Gjilan! Unë me shumicën e vajzave që tani janë pjesë e Dritës kemi arritur që brenda 5 viteve të sjellim në Gjilan 13 trofe (3 tituj kampioni, 4 kupa të Kosovës, 4 kupa të FVK-së dhe 2 Superkupa) dhe dëshirojmë që fare mos të ndalemi duke i gëzuar këta tifozë dhe qytetin tonë të cilët na bëjnë krenar në ndeshjet tona. 

“Bota sot”:  Gjilani po shndërrohet si qendër e volejbollit, numër i madh i shikuesve, çfarë ju premtoni?
Lorik Ilazi:
Qyteti i Gjilanit neve po na rritë jetën, po na kënaqë shpirtin, unë jam shumë i gëzuar me atë çfarë po ndodhë në Gjilan, këtë të gjithë e ëndërrojnë. Qyteti im gjithmonë ka qenë qendër e volejbollit, mos të harrojmë se Drita nga viti 1986-1996 i ka fituar të gjitha ndeshjet dhe gjatë periudhës 10-vjeçare ka humbur vetëm një set...kjo është Drita në volejboll e ne duhet ta dijmë që ata para nesh kanë qenë kampion të vërtetë dhe fanella Dritës peshon shumë! Unë me gjithë stafin dhe presidentin, kryesinë dhe të gjitha lojtaret ju premtojë shikueseve tanë që ne nuk do të ndalemi asnjëherë siç thonë ata për të t’ua kthyer krenarinë sepse ata në çdo ndeshje na bëjnë krenarë.
“Bota sot”:  A mendoni se keni lojtare shumë më të mira në secilën repart se rivalet?
Lorik Ilazi:
Ne kemi një grup shumë të mirë të lojtareve, ku shumica nga këto vajza janë kampione. Në këtë vite kemi qenë shumë të pafat me lëndime të lojtareve siç ndodhi me Fjolla Shabanin e cila një ditë pasi që u zgjodh lojtarja më e mirë në Kosovë lëndojë rëndë gjurin me kombëtaren e Kosovës dhe gjithë sezonin nuk luajti dhe tani i duhen edhe 5 muaj që të kthehet e gjithashtu edhe lojtaret nga jashtë vendi, ku njëra nga to thuaj se gjysmën e sezonit ishte e lënduar, por ne tani jemi mirë dhe shpresoj që deri në fund ta mbajmë formën që kemi dhe të vazhdojmë rrugën tonë. Unë duhet ta ceki se Drita këtë vit ka pasur një siguri shumë të madhe nga presidenti Jakup Shabani i cili ka plotësuar të gjitha kushtet që ne të jemi të qetë në punën tonë dhe të mund të përballemi me rivalet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...