Thirrje e çuditshme e Ejupit: Është rrezik që Zoti ti dënoj keqbërësit

Volejboll

Thirrje e çuditshme e Ejupit: Është rrezik që Zoti ti dënoj keqbërësit

Nga: K. G. Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:22
KV Luboteni

Pak kush që nuk e njeh në qytetin e Ferizajt e më gjerë fotografin Eqrem Ejupi, i cili del me një postim shumë të çuditshëm drejtuar klubit të volejbollit Lubotenit nga Ferizaj, fitues i Kupës së Kosovës. Luboteni nesër luan në kryeqytet me Prishtina Volleyn, në ndeshjen e dytë finale të play-off-it të Superligës së Kosovës. Prishtina udhëheq me 1:0 në seri të fitoreve. 
“Në emër të dashamirëve të volejbollit ferizajas dhe në emër të donatorëve të K. V. "Lybeteni" lutemi që lojtarët të jenë më serioz dhe korrekt në lojë. Angazhonu dhe luani me zemër e pa kalkulime sepse keni familje dhe për çdo ditë jeni në komunikacion (e nëse keqpërdoret djersa e donatorëve) është rrezik që Zoti ti dënoj keqbërësit. Ju faleminderit në mirëkuptim!”, kështu shkruan Ejupi n profilin e tij në facebok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat