Luboteni barazon ndaj Prishtina Volleyt

Volejboll

Luboteni barazon ndaj Prishtina Volleyt

Nga: K. G. Më: 28 prill 2019 Në ora: 13:56
Luboteni barazon ndaj Prishtina Volleyt

Në sportin skofiar gjithnjë e më atraktive po bëhet finalja e play-off-it në konkurrencën e meshkujve. Volejbollistët e Lubotenit të Ferizajt triumfuan në kryeqytet me rezultat 3:1 (23:25, 25:23, 25:19, 25:20) kundër Prishtina Volleyt, duke u barazuar në serinë e finaleve 1:1.

Në një rivalitet mjaft të madh ekipi i Lubotenit e mposhti Prishtinën dhe tani vazhdon lufta e ashpër për titullin e kampionit. Ekipi që shënon tri fitore stoliset me titullin e kampionit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat