Volejboll, finalet e Play off – terminët e ndeshjeve

Volejboll

Volejboll, finalet e Play off – terminët e ndeshjeve

Më: 30 prill 2019 Në ora: 09:45
Ilustrim

Të martën dhe mërkurën zhvillohen ndeshjet e treta finale të Play off-it.

Ndeshja në konkurrencën e femrave e cila zhvillohet nesër në Gjilan mund të jetë përcaktuese për titullin e kampionit të Kosovës pasi që Drita deri tani ka arritur ti fitoj dy ndeshjet e para dhe në rast të fitores së tretë do të shpallet Kampione e Kosovës për vitin 2018/19. 

Në konkurrencën e meshkujve rezultati i ndeshjeve të fituara është 1:1, ndërsa ndeshja e së mërkurës do të jetë mjaft e rëndësishme si për Lubotenin gjithashtu edhe për Prishtina Volley. 

Finalja e tretë e Play off -it  femrat 

DRITA – M TECHNOLOGIE   30.04. ora, 20:00 Pallati i Sporteve “Bashkim Selishta”, Gjilan 

Finalja e tretë e Play off -it  meshkujt 

LUBOTENI – PRISHTINA VOLLEY  01.05. ora, 20:00 Pallati i Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat