Hajdaraj volejbollin dhe jetën e drejton mirë, por makinën ende!

Volejboll

Hajdaraj volejbollin dhe jetën e drejton mirë, por makinën ende!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:18
Hajdaraj me të dashurën e tij

Në vitet e fundit është rritur rivaliteti sado kudo në volejbollin e Kosovës në konkurrencën e meshkujve.  Volejbollisti Bardhyl Hajdaraj është prej më të dalluarve, i cili në shumë ndeshje e ka bërë diferencën.  Veçori e tij është se kur futet në fushën e lojës luan me gjithë zemër dhe mundohet edhe shpirtin ta lë aty për të arritur deri te fitorja. Djaloshi nga Peja i përkushtohet me shumë dashuri jo vetëm sportit skofiar, por dhe jetës private, veçmas edhe punës aty ku punon, me synime që të kryejë çdo shërbim në mënyrën me profesionale të mundshme.

Njihet si djaloshi i artë i kombëtares së Kosovës, por edhe si kritikë produktiv, sepse atë që e mendon edhe e thotë hapur dhe pa asnjë kompleks. Si çdo i ri edhe ai e ka jetën e tij dhe për herë të parë vendos ta shpalos se cila është e dashura e tij, si dhe kur do të bëjë dasmën! Megjithatë zbulon edhe emrin e të dashurës së tij dhe me çfarë merret ajo.  Ka edhe një ves shumë interesant volejbollisti i Pejës, një punë që e nis do edhe që ta kryejë në kohën e përcaktuar ose edhe më shpejt se sa është e mundshme.  Bardhyli e sheh sportin skofiar me një kënd pak më ndryshe se të tjerët dhe kërkon investime, sepse ka brumë të talenteve!   Sa i përket ekipit të tij, KV Peja, tregon se i ka tejkaluar apo jo parashikimet, si dhe ku e sheh të ardhmen e tij. 
 
“Bota sot”: Tash e një kohë me volejboll, çka iu solli deri me tash?
Bardhyl Hajdaraj:
Tash e një jetë me volejboll dhe nuk është që ka përmbushë pritshmëritë e mija ende, jam ende i etur ani çka që nuk me kanë munguar titujt si ekipor ashtu edhe personal por që ana financiare ka lënë gjithmonë për të dëshiruar në Kosovë gjithashtu edhe për mua. E ngushëlloj nganjëherë vetën me titujt e fituar si në kolektivitet ashtu edhe në aspektin personal përndryshe, mbi të gjitha është pasion dhe dëshirë edhe nëse nuk sjell asgjë brenda këtij sporti gjej gjithçka.

“Bota sot”: A mendoni se ka rritje të nivelit?
Bardhyl Hajdaraj:
Ngritje të emrit volejboll në Kosovë po si brenda si emër por assesi si cilësi. Ka ngritje të organizimit ka ngritje të çdo gjeje në volejboll në Kosovë por shpresoj e ardhmja e ngritë edhe nivelin personal të lojtarëve dhe nivelin kolektiv të klubeve në përgjithësi.

Image

Hajdaraj me të dashurën

Bota sot”: A po investohet më shumë në vitet e fundit?
Bardhyl Hajdaraj:
Nuk di si të përgjigjem, nuk mund me thënë që po investohet nëse paga mesatare nuk është as 100 euro në muaj por gjithsesi ka klube që organizohen edhe në fund nuk i kryejnë detyrimet dhe ka klube që gjithë vitin mundohen të organizohen edhe në fund ndahen pak më mirë se sa klubet e parapërmendura. Këtu rëndësi ka të fitohen titujt ndërkaq njerëzit e fjalës edhe shlyerja e detyrim premtimeve kanë vdekur. Na shkoj jeta duke prit.
“Bota sot”: Përveç me volejboll me çka merret Hajdaraj?
Bardhyl Hajdaraj: Njëkohësisht me sportin, unë punoj një punë në zonën industriale në Prishtinë. Menaxher i shitjes në M&R TRADE SH.P.K. KOSOVA.  Njëkohësisht merrem edhe me menaxhimin e  rrjetit të pikave të shitjes së kompanisë tonë te Tekstilit.
“Bota sot”: A mendoni se Peja ka arritur maksimumin gjatë këtij edicioni?
Bardhyl Hajdaraj:
Peja nëse nuk fiton tituj nuk ka arrit kurrë objektivat por në këtë vit na ka munguar edhe organika e lojtarëve ose për me thënë më qartë dëshira e disa lojtarëve që me fituar tituj. Mu me vjen keq për këtë fakt dhe kurrë në jetën time profesioniste sportive s’jam dorëzu ose se kom humb dëshirën dhe grintën për tituj.  Në momentet më të duhura ne kemi mbet pa lojtar ose pa lojtar adekuat dhe kjo e ka pamundësu të shkojmë në finale. Çka do që ka ndodh prapëseprapë paraqitjen individuale nuk mundet me më zbeh askush dhe nuk ka me mund edhe disa vite.
“Bota sot”: A kemi talent të kësaj loje dhe a mund të jemi edhe më të mirë në te ardhmen?
Bardhyl Hajdaraj:
Unë nuk besoj edhe pse kam dëshirë me besu. Nëse flasim për gjininë time i mungon shumë talentet edhe puna volejbollit, ndërkaq te femrat ka më shumë brumë të mirë.
“Bota sot”: Ku do të jetë në të ardhmen Bardhyli?
Bardhyl Hajdaraj:
Në volejboll do të jetë ky që ka qenë i këtyre viteve e mos me lartë, ndërkaq në punë dhe në anën tjetër jashtë sportit nëse jo këtu ku jam sigurisht dikund më lart ose në institucionet shtetërore. Unë ende pres të marr dhe të jap shumë si në sport ashtu edhe në jetë!
“Bota sot”: Çfarë makine ngas Bardhyli?
Bardhyl Hajdaraj:
Bardhyli nuk ka prek timon kurrë dhe nuk ka drejtu makinë kurrë. I pari ndryshim në jetën time pritet të jetë ky gjatë vitit 2019.
“Bota sot”: Cilat janë ndryshimet?
Bardhyl Hajdaraj:
Sigurisht priten shumë ndryshime këtë vit ose vitin e ardhshëm, do të bëhem me banim të përhershëm në Fushë Kosovë, edhe patentshoferi do të jetë ndryshim i madh e pas këtyre do të ndryshoj edhe statusi im. Sigurisht me presin gjëra të mëdha në jetën jashtë sportit.

Image

M-Technologie Prishtina

“Bota sot”: Cila është partnerja juaj?
Bardhyl Hajdaraj
: Unë jetën brenda dhe jashtë volejbollit e jetoj dhe e zbukuroj me Blerta Hysenin gjithashtu volejbolliste e  M –Technologie Prishtina.

“Bota sot”: Si iu lindi dashuria?
Bardhyl Hajdaraj:
Sigurisht që një nga arsyet është profesioni i njëjtë ndërsa shumë arsye tjera janë vizioni për jetën, pëlqimi reciprok dhe dëshira me ndërtu diçka të madhe bashkë. Njihemi shumë kohë dhe më e mira e gjithë kësaj është finalizimi i kësaj shoqërie me lidhje të fortë respekktivisht me akt final.

“Bota sot”: Kur mendoni për dasmë dhe a do të jetë diçka e veçantë?
Bardhyl Hajdaraj:
Sigurisht që çdo dasëm ka veçantinë e vetë dhe do të mundohemi edhe ne ta bëjmë të duket më e mira e mundshme dhe më e veçanta.

“Bota sot”: Një çift i sportit skofiar, a keni mendime të kundërta sa i përket simpative për klubet e ndryshme të mëdha botërore, kë e ke idhull nga klubet?
Bardhyl Hajdaraj:
Unë jam tifoz zyrtar i Interit nga Milano gjithashtu edhe Blerta ose është ose shtiret të jetë për hatrin tim. Bëj shaka se na bashkon edhe skuadra e zemrës edhe e ndjekum shpesh ndeshjen bashkë kur luan Interi. 

“Bota sot”: A jeni tifoz i M-Technologie shkaku i të dashurës?
Bardhyl Hajdaraj:
Sigurisht që ja du të mirën edhe fitoret klubit të të dashurës aq më shumë jam njëfarë prishtinalie në sport edhe i kam mbrojt edhe vet ngjyrat bardh e kaltër. Mund me thënë që më shumë jam tifoz i Blertës se sa i ndonjë ekipe të femrave në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat