Naser Krasniqi fërkon duart pra sfidës së madhe

Volejboll

Naser Krasniqi fërkon duart pra sfidës së madhe

Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:58
Naser Krasniqi fërkon duart pra sfidës së madhe

Dritën nga Gjilani e ndan një fitore larg titullit të kampionit të Kosovës, pasi që udhëheq në seri të fitoreve me rezultat 2:0 ndaj M-Technologie Prishtinës. 
Volejbollistet e Dritës janë të motivuara sikurse ato të Prishtinës. Naser Krasniqi, trajner i M-Technologie Prishtina, fërkon goxha fort duart dhe shpreson se vashat e tij do të dalin triumfuese, që të vazhdojnë ëndrrën, ndryshe do të mbeten duarthatë për këtë edicion.
“Gjithçka është gati, shihemi sonte në palestrën e spektaklit ‘Bashkim Selishta-Petriti’ nga ora 19:30”, bëhet e ditur nga KV Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat