Gjilani apo kryeqyteti i volejbollit!

Volejboll

Gjilani apo kryeqyteti i volejbollit!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:26
Gjilani apo kryeqyteti i volejbollit!

Një pamje mahnitëse dhe që lakmohet nga të gjitha sportet në vendin tonë, që besa edhe nga shtetet e rajonit. Mbi 3000 shikues në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat), mes Dritës dhe M-Technologie Prishtina, vërtet është më shumë se krenari për vet drejtuesit e klubit, për qytetin dhe aq me tepër që ia zbardhi fytyrën fortë drejtuesve të Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Image

KV Drita

Gjilani pa dyshim se është kryeqytet i volejbollit, sepse asnjë qendër tjetër nuk ka pasur kësi lloj atmosfere aq brilante të krijuar nga tifozët me të zjarrtë “Intelektualët”. Meritë të pakontestueshme ka Lorik Ilazi, trajner i klubit. Djaloshit që dikujt nuk ia mbush syrin, por me punën e tij ka bërë gjëra të mëdha dhe ka hesht të gjithë gojëkëqijtë.

Nuk është lehtë ta çosh në këmbë një qytet dhe ta mbush sallën përplot. Atmosferë drithëruese! Nota dhjetëshe është e vogël shumë e vogël për këtë organizim por edhe Drita ua shpërbleu me titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat