Adelajda: Një mbrëmje drithëruese për ne, festuam titullin e ri! - Bota Sot
Adelajda: Një mbrëmje drithëruese për ne, festuam titullin e ri!

Volejboll

Adelajda: Një mbrëmje drithëruese për ne, festuam titullin e ri!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:57
Adelajda dhe Arjola

Drita është superfuqi e volejbollit femëror në Kosovë. Gjilanaset pa ndonjë vështirësi të madhe ia dolën ta mbrojnë titullin e kampionit. Njohësi e sportit skofiar kishin parashikuar se M-Technologie nga Prishtina do t’ia vështirëson gjërat Dritës, por ashtu nuk ndodhi, sepse volejbollistet e Dritës të udhëhequra nga motrat Arjola dhe Adelajda Prenga, me bashkëlojtare tjera treguan superioritetin e tyre ndaj rivales.

Image

Abedin Ibrahimi kryetar i FVK-së me Adelajdën

Drita triumfoi me rezultat 3:0 (25:18, 25:12 e 25:16) ndaj prishtinasve në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës. Kësisoj Drita e mposht me 3:0 në seri të fitoreve M-Technologien e trajnerit Naser Krasniqi. Volejbollistja e shquar Adelajda Prenga tregon se sa ishte e vështirë rruga deri te titulli i katërt radhazi.   “Për të qenë realiste, atmosfera nuk na ka munguar asnjëherë, dje ka qenë një mbrëmje drithëruese për ne me plot surpriza.

Image

Çelësi kryesor? Puna jonë e palodhshme, grupi i mirë, energji pozitive, familje e madhe”, tha Adelajda për gazetën kombëtare “Bota sot”. A e keni pritur një triumf kaq bindës ndaj një Technologie që ka në petkun e saj dy braziliane? “M - Technologie janë ekip i mirë, sigurisht edhe përforcimet i ka pas cilësore, por duke qenë se 2 ndeshjet e para i fituam me rezultat mjaft të mirë e pritnim që dje në Gjilan do të ketë festë e kupa do të ishte e jona”, përgjigjet volejbollistja.

Image

KV Drita

Në radhët e Dritës ka luajtur edhe volejbollistja Arjola Prenga, e cila në çdo sfidë ka qenë e frikshme për nga loja ndaj rivaleve. “Për të thënë të vërtetën Arjola ishte një mbështetje e madhe për ne. Për secilën nga vajzat eksperienca asaj na jepte shumë luks si në stërvitje e në ndeshje. Me Arjolën në fushë kishim shumë siguri”, nënvizoi Adelajda. Mbi 3000 mije shikues ne palestër, një pamje e rrallë e drithëruese për sportin skofiar, ju emocionoi? “Sinqerisht është një ndjesi fantastike të shikosh atë sallë të mbushur plot e përplot me një publik fantastik për ne të gjitha vajzat e gjithë koreografia ishte një surprizë. E këto të tilla atmosfera vetëm ‘Intelektualët’ mund ta bëjnë. E me beso, në asnjë moment nuk janë ndalur duke na përkrahur. Unë bashkë me të gjitha vajzat e ekipit i falënderoj të gjithë atë publik fantastik që na kanë mbështetur gjatë gjithë vitit për të arritur objektivat tona që i arritëm me sukses”, përfundoi Adelajda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...