Bujar Dervishaj me disa plane! - Bota Sot
Bujar Dervishaj me disa plane!

Volejboll

Bujar Dervishaj me disa plane!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2019 Në ora: 14:55
Bujar Dervishaj, aktualisht trajner i klubit zviceran Volley Schönenwerd, sot është pritur nga kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikçi

Ish volejbollisti i mirënjohur i Kosovës, Bujar Dervishaj, aktualisht trajner i klubit zviceran Volley Schönenwerd, sot është pritur nga kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikçi. Dervishaj foli për planet që ka dhe për synimet e ekipit të tij.

“Qëllimi im që kam ardhur në Prishtinë ishte me vizituar së  pari Federatën e Volejbollit të Kosovë, të cilën edhe e bëra, ndërsa rasti i dytë, me shkruar një libër për volejbollin i cili është në përfundim. Më duhen disa dokumente mi bërë dhe është në proces, ndërsa e kam kontaktuar edhe ministrinë e sportit, ajo libër që shitet të gjitha mjetet financiare të shkojnë për fëmijët e sëmurë prej kancerit. Kontaktova me ministrin e sporti dje, të cilët janë të gatshëm për një ndihmë në aspektin e shpenzimeve që do të bëhen në shtypshkronjë.

Faleminderit prej tyre, nuk e kam pritur atë, prandaj, dje gjatë bisedës me treguan që është një mundësi. Pa marr parasysh, gjithë kohën që kam shfrytëzuar për atë libër, gjithë at mundim, ka qenë një shenjë falënderimi për vendin tim në të cilin kam lind, që nuk kam mundësi tjera më bë për volejbollin e Kosovës, momentalisht. Atje ku jam, më kanë pyetur pse librin vetëm në gjuhen shqipe por nuk po e bëni edhe në gjuhën gjermane, kjo ishte përgjigja ime: M’ia kthyer popullit tim një shenjë, gjeneratave që vijnë në volejboll”, tha Dervishaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. A pritet të ardhmen të sillni ndonjë ekip në Kosovë për ndeshje revyale?

“Pse jo. Në sezonin e ardhshëm, me ekipin tim ku jam, ne luajmë në Challenge Cup, ne mundemi mu takuar me ekipet e Kosovës,  kishte me qenë për mu shumë mirë, edhe pse ka luajtur KV Peja me Amriswilin e Zvicrës në Champions League. Jam i gatshëm pa ndonjë problem nëse me vjen ndonjë ftesë, që është kapshme, sepse ajo nuk është sikur me shkuar prej këtu (Prishtinë) e në Gjilan, se edhe atje ka probleme financiare ose këta të Kosovës me ardh atje.

Ne jemi në bashkëpunim me federatën në lidhje me shkollimin e trajnerëve, fatkeqësisht në shtator të vitit të kaluar nuk u organizua, në agjendën tonë me ardhur dy trajnerë prej Kosovës, kështu që federata jonë mi marr të gjitha shpenzimet e atyre dyve, me udhëtim, fjetje e ushqimin etj.

Nuk dua me premtuar asgjë, çka mundem me bë, do të bëhet”, përgjigjet Dervishaj. Sa i përket synimeve me ekipin e tij, ka thënë: “Synimet e ekipit kanë qenë dhe do të jenë me u bë kampion”. Kryetari i federatës, Ibrahimi, është ndier i nderuar për vizitën e trajnerit Dervishaj dhe për bashkëpunim që kanë. Ai tha se është krenar me punën dhe sukseset që po arrin Dervishaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...