A është kjo përbërja më e mirë dhe më atraktive e pasluftës në volejbollin e Kosovës? - Bota Sot
A është kjo përbërja më e mirë dhe më atraktive e pasluftës në volejbollin e Kosovës?

Volejboll

A është kjo përbërja më e mirë dhe më atraktive e pasluftës në volejbollin e Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2019 Në ora: 11:10
Një foto ku shihet trajneri Bahri Gjinovci

Është interesant se nga vjeshta e vitit 1999 e deri me tash ka pasur pothuajse një armatë të volejbollisteve më të mira dhe secila i takon kohës së vet.  Megjithatë, Shemsije Asllanaj nga Gjinoci mbetet volejbollistja më e mirë në 20 vitet e fundit.  Në fakt, ka versione të ndryshme, se cilat mund të jenë volejbollistet më të mira në 20 vitet e fundit apo më atraktive për syrin e shikuesit! Disa nga njohësit e këtij sporti (janë të përfshirë katër njohës) që nuk duan t’i përmenden emrat, japin disa nga emrat e volejbollit, që mendojnë se treguan nivel të lartë.  

Versioni i parë, 12-shja më e mirë e më atraktive e mundshme:  Shemsije Asllanaj, Vildane Jashari, Afërdita Sadiku, Feime Shala,  Vlora Hasani, Sherife Behrami, Edona Gjinolli, Valmira Ramadani, Drenusha Asllanaj, Fjolla Shabani, Adelajda Prenga dhe Albulena Ejupi.

Versioni i dytë, 12-shja më e mirë e më atraktive e mundshme:  Shemsije Asllanaj, Vildane Jashari, Arbenita Ymeri, Feime Shala,  Vlora Hasani, Sherife Behrami, Jehona Berisha, Bleona Kadriu, Nazmije Ibrahimi, Flutura Hasani, Rukije Muja dhe Elvira Bajraktari.

Versioni i tretë, 12-shja më e mirë e më atraktive e mundshme:  Shemsije Asllanaj, Vildane Jashari, Suzana Reçica, Feime Shala,  Vlora Hasani, Sherife Behrami, Jehona Berisha, Shqipe Kçiku,  Nazmije Ibrahimi, Florentina Deliu, Adelajda Prenga dhe Elvira Bajraktari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...