KOK organizon kursin për trajnerë të volejbollit në rërë - Bota Sot
KOK organizon kursin për trajnerë të volejbollit në rërë

Volejboll

KOK organizon kursin për trajnerë të volejbollit në rërë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:34
KOK organizon kursin për trajnerë të volejbollit në rërë

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë kursin për trajnerë të volejbollit në rërë, i cili do të mbahet prej 27 qershor deri më 1 korrik të këtij viti.
Në kurs do të ligjërojë eksperti nga Britania e Madhe, Jeffrey Brehaut.
Kursi do të mbahet për nivelin e parë, ndërsa mbështetet financiarisht nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pas projektit të fituar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
KOK deri më tani ka organizuar kurse për trajnerë edhe për federatat e basketbollit, boksit, notit, volejbollit, xhudos, atletikës, gjimnastikës, taekwondosë, çiklizmit, pingpongut, shigjetarisë, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...