Kadriu: U diskutua mundësia e pjesëmarrjes në garat europiane 

Volejboll

Kadriu: U diskutua mundësia e pjesëmarrjes në garat europiane 

Nga: K. G. Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:20
Ylli Kadriu e Bekim Jashari

Kryetrajneri i klubit të volejbollit Skenderaj (femrat), fitues i Kupës së Kosovës, ka pasur një takim me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari! “Kryetari Jashari me priti në një takim shumë miqësor, ku biseduam rreth sportit në përgjithësi dhe avancimin e volejbollit të vajzave në veçanti.
Ndër të tjera, me theks të veçantë u diskutua mundësia e pjesëmarrjes në garat europiane e KV Skenderaj, ku kryetari Jashari shprehu vullnet për të na përkrahur në këtë arritje të merituar për qytetin tonë”, tha Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat