Cila femër do të jetë trajnere e Kosovës në volejboll?

Volejboll

Cila femër do të jetë trajnere e Kosovës në volejboll?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:24
Pamje nga një ndeshje

Volejbolli kaloi një edicion të suksesshëm, duke arritur edhe një shikueshmëri të mirë, sidomos Drita nga Gjilani bëri senzacion në finalen e fundit të play-off-it kundër M-Technologie nga Prishtina, e cila ka pasur mbi 3000 shikues në palestrën e sportit ‘Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

Flitet e përflitet se mund të emërohet edhe një trajnere femër në kombëtaren e Kosovës (femrat), por nuk saktësohet se a bëhet fjalë për seniore apo për grupmoshat e reja. Duket se Federata e Volejbollit e Kosovës e ka ndërmend që t’i jap rastin edhe gjinisë femërore, që ta dëshmojnë veten se e meritojnë të jenë në Kombëtare.

Raportohet nga burimet jozyrtare se po diskutohet apo bisedohet (me një emër të njohur, ish volejbolliste e Kombëtares) edhe tinëzisht me një trajnere, që njëra nga do të emërohet në Kombëtare, pasi që është edhe e nevojshme. Cila do të jetë, mbetet të shihet në javët dhe muajit në vazhdim, nëse bien në ujdi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat