Ish-trajneri i Era Bicit në krye të kombëtares së volejbollit

Volejboll

Ish-trajneri i Era Bicit në krye të kombëtares së volejbollit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 18:48
Ish-trajneri i Era Bicit në krye të kombëtares së volejbollit

Italiani Luca Secchi do të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar të femrave në volejboll. 44-vjeçari ka nënshkruar sot një kontratë me Federatën Shqiptare të Volejbollit. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë trajnerin Altin Martiri, që nga dita e sotme do të ketë pozicionin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare të femrave pranë FSHV-së.

Secchi është prezantuar sot gjatë një konference për shtyp të organizuar nga FSHV-ja, ku të pranishëm kanë qenë edhe presidenti Erlind Pëllumbi, sekretari Albens Vokopola dhe Altin Martiri. Trajneri i ri do të nisë menjëherë nga puna, teksa do të zbresë në parket në disa qytete të Shqipërisë, për të nisur disa zbore me lojtaret kandidate të ekipit kombëtar.

Ekipi kombëtar i femrave nuk do të ketë ndeshje zyrtare këtë periudhë, ndaj dhe Luca Secchi do të nisë punën e tij nga A-ja, duke vëzhguar të gjitha volejbollistet e moshave. Ai është një trajner që punon shumë me moshat e reja, në zbulim të talenteve. Trajneri i ri i kombëtares kuqezi ka drejtuar më parë edhe volejbollisten e ekipit kombëtar Erblira Bici te skuadra e LPM Mondovi, një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat