Naser Krasniqi pishman!? - Bota Sot
Naser Krasniqi pishman!?

Volejboll

Naser Krasniqi pishman!?

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2019 Në ora: 12:30
Naser Krasniqi

Edicionin që e lamë pas të volejbollit, padyshim se ka qenë prej edicioneve më të mira që mbahet mend pas luftës, me një rivalitet të madh dhe që me shikueshmëri nuk ka qenë edhe keq.

Naser Krasniqi me 9 shkurt të këtij vitit kishte deklaruar se do të jetë edicioni i fundit si trajner, pas një bagazhi jashtëzakonisht të madh, që besa edhe më së shumti trofe që ka fituar në konkurrencën e femrave. 

Image

Deklarata e Krasniqit me 9 shkurt 2019

Ai udhëheq M-Technologie Prishtina (femrat), ka qenë në finale të Kupës dhe të Kampionatit të Kosovës, por mbetet pa trofe! Megjithatë është sukses që ka qenë në finale, sepse shtoi rivalitetin dhe rriti cilësinë.  Krasniqi ka kryer punën edhe si trajner edhe si menaxher por ishte zotuar të largohet nga pozita e trajnerit.

“Te dy funksionet i kam, por si trajner ky është sezoni i fundit i imi. Do t’i them lamtumirë zejes së trajnerit pas plot 18 viteve”, kështu kishte deklaruar Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mos vallë se Krasniqi i ka ra pishman, pasi që mbeti pa trofe dhe e ka shtyrë edhe për një vit pensionimin nga pozita e trajnerit, sepse do që të përshëndetet si kampion! Çka nëse nuk e fiton edhe edicionin e ardhshëm? Fundja është e drejtë e tij kur pensionohet, por kështu e ka dhënë premtimin nëse si ka ra pishman!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...