Nënkryetarja e FVK-së me përgjegjësi të rejja - Bota Sot
Nënkryetarja e FVK-së me përgjegjësi të rejja

Volejboll

Nënkryetarja e FVK-së me përgjegjësi të rejja

Nga: K. G. Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:41
Mimoza Shkodra

Nënkryetarja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Mimoza Shkodra, ish volejbolliste, ka përgjegjësi të reja. Ajo është shumë e angazhuar në shumë lëmi, por si prioritet e ka zhvillimin e sportit skofiar, veçmas në masivizimin dhe rritjen e nivelit të volejbollit femëror. Jo me kaq, Mimoza merret edhe me politikë dhe vlerësohet si grua e suksesshme. 

“Të gjithë atyre që vlerësojnë punën e përkushtimin. Të gjithë atyre që besuan në mua, si përfaqësuese e juaja dhe që më ranguat si gruaja e 13- të në Këshillin Drejtues të PDK- së. 

Të gjithë atyre që besojnë se votën tuaj e konsideroj bekimin më të shenjtë dhe nuk do ta tjetërsoj e as keqpërdori kurrë.

Të gjithë atyre që vlerësojnë integritetin, besën e dinjitetin dhe e dijnë që do të vazhdojmë të jemi zëri juaj për reforma dhe jetësimin e Dekadës së Re.

Të gjithë atyre që vazhdojnë të besojnë se këto votime janë kërkesa për ndryshime pozitive.
Faleminderit nga zemra.
Secila votë dhe besim i Juaji do të jetë një zë më shumë dhe i dinjitetshëm.
Së bashku do të jemi më të fortë se kurrë.
Faleminderit! Le ti futemi punës, sepse të fitosh nuk është gjithçka. Tani fillon vlera e saj. Të gjithë se bashku!”, shkruan Mimoza.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...