Mehdi Mehmeti konfirmon largimin e kryetares, por trajneret? - Bota Sot
Mehdi Mehmeti konfirmon largimin e kryetares, por trajneret?

Volejboll

Mehdi Mehmeti konfirmon largimin e kryetares, por trajneret?

Nga: K. Goca Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:16
Mehdi Mehmeti konfirmon largimin e kryetares, por trajneret?

Pas publikimit të shkrimit në gazetën kombëtare “Bota sot”, se Halime Fetahu, është anëtare e bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, vjen reagimi i menjëhershëm i drejtorit të klubit Prishtina F. Mehdi Mehmetit.

Ai konfirmoi se Halimja nuk është presidente e klubit.
“Në klubin tonë do të ketë ndryshime në kryesi. Pas dorëheqjes së kryetares Halime Fetahu klubi është në kërkim të kryetarit të ri.

Halimen e falënderojmë për kontributin e dhënë në klubin tonë, mbesim me shpresë që shumë shpejt do të plotësojmë këtë vend bosh të kryetarit të klubit”, shkroi Mehmeti.   

Pritet të ketë edhe ndryshime tjera, por cila do të jetë e ardhmja e trajnereve në klub, gjithçka do të shihet në ditët në vazhdim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...