Shqipëria bëri një paraqitje të mirë - Bota Sot
Shqipëria bëri një paraqitje të mirë

Volejboll

Shqipëria bëri një paraqitje të mirë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 10:45
Shqipëria bëri një paraqitje të mirë

Kombëtarja U-20 e Shqipërisë në volejboll për meshkuj ka marrë medaljen e bronzit në Ballkaniadën e kësaj grupmoshe, turne që u zhvillua gjatë kësaj jave në Tiranë. Eventi u organizua nga Federata Shqiptare e Volejbollit, me pjesëmarrjen e 8 skuadrave nga Ballkani. Medaljen e artë e fitoi Mali i Zi, që në finale mundi 3-0 Greqinë.

Shqipëria bëri një paraqitje të mirë, madje ishte pretendente për të artën. Kuqezinjtë zunë vendin e parë ën Grupin A, duke i fituar të trija ndeshjet 3-0 )ndaj greqisë, Kosovës dhe Maqedonisë).

Gjithsesi, ndeshja gjysmëfinale ndaj malazezëve ishte fatale për skuadrën e trajnerit Sako, që u mund 3-1, duke humbur shansin për të artën.

Shqipëria u rikthye te fitorja në ndeshjen për vendet 3-4, ku mundi 3-2 Serbinë në një ndeshje mjaft emocionuese dhe me rivalitet. Tifozë të shumtë mbështetën ekipin gjatë këtij eventi.

Renditja përfundimtare

1-Mali i Zi, 2-Greqia, 3-Shqipëria, 4-Serbia, 5-Rumania, 6-Bosnjë-Herzegovinë, 7-Maqedonia, 8-Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...