Një promovim mes emocionesh e lotësh… - Bota Sot
Një promovim mes emocionesh e lotësh…

Volejboll

Një promovim mes emocionesh e lotësh…

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 14:32
Një promovim mes emocionesh e lotësh…

Mes shumë emocionesh e lotësh, dje, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, u bë promovimi i librit ”Mëso dhe shpjego thjeshtë lojën e volejbollit”, të autorit Bujar Dërvishaj.

Të pranishëm në këtë solemnitet rasti ishin shumë personalitete të shquara të sportit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, ndër të cilët edhe ish-përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Ylli Tomorri dhe ish-volejbollisti i shquar shqiptar i “Shkëndijës” së Tetovës dhe i përfaqësueses së Maqedonisë Veriore, Pëllumb Vela.

Në cilësinë e drejtuesit të ceremonisë së promovimit të librit kësaj radhe u paraqit, volejbollisti më i mirë shqiptar, Gazmend Husaj, ndërkaq për librin, vlerat dhe misionin e tij, foli gazetari Xhavit Kajtazi.

“Fjalën time në këtë ceremoni rasti e kam quajtur ‘Tri rrëfime për një promovim’; rrëfimi i parë – Si e njoha Bujarin; i dyti – Udhëtimi me shpejtësi drite, dhe, i treti – Dy shekuj volejboll”, tha Kajtazi, i cili ka qenë edhe trajneri i parë i autorit të librit.

Para të pranishmëve foli edhe autori i librit, Bujar Dërvishaj, i cili i përshkuar nga emocionet shpalosi punën që ka bërë që nga fillimi e deri në finalizimin e veprës së tij, që pas dy vjetësh të kemi një botim të veçantë dhe shum të dobishëm për trajnerët e volejbollit.

“Ju falënderoj të gjithëve që morët mundin të vini në këtë promovim. Puna që kam bërë unë, po shpresoj se do të jetë e dobishme për gjithë komunitetin e volejbollit”, tha Dërvishaj.
Marrë në profilin e Xhavit Kajtazit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...