Çfarë po bëjnë Ilazi, Krasniqi, Kadriu, Ibrahimi e Gërbovci? - Bota Sot
Çfarë po bëjnë Ilazi, Krasniqi, Kadriu, Ibrahimi e Gërbovci?

Volejboll

Çfarë po bëjnë Ilazi, Krasniqi, Kadriu, Ibrahimi e Gërbovci?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:00
Pamje nga një ndeshje

Dita e 4 korrikut! Klubet e sporteve me dorë janë në pushime verore, si basketbolli, si hendbolli po ashtu edhe volejbolli! 
Klubet e femrave në volejboll dikush ka plane për përforcime, dikush është në panik që po ia rrëmbejnë ndonjë lojtare apo edhe 4-5 prej tyre, e dikush tenton ta ruajë ajkën e vetë.

Drita e Gjilani është kampione dhe e ka më së të qartë se çfarë do të bëjë për edicionin e ri, sepse në radhë të parë ka edhe ndeshjen e Challenge Cup, kundër grekeve të AO Thiras Santorini. 

Kryetrajneri Lorik Ilazi si gjithmonë ka planet e tija, por kësaj radhe nuk i ngutet sepse ka kohë deri në dhjetor për ndeshjet ndërkombëtare. 

Por synimi i Ilazit është të mbajë primatin e kampionit edhe për shumë vite. 
Skenderaj me gjitha peripecitë ia doli që të fitoj Kupën e Kosovës për edicionin që shkoi dhe janë mjaft mirë me bioritëm.   

Kryetrajneri Ylli Kadriu ka objektivin e tij, por merret vesh se ka ruajtur bërthamën e edicionit të kaluar dhe siç thuhet në zhargonin sportiv i ka blinduar lojtaret. Një burim i yni deklaroi ka pasur edhe disa nga klubet tjera që u munduan t’i bindin ndonjë lojtare Skenderajasit që të bëhet pjesë e tyre, por dështuan në këtë aspekt.

Kryetrajneri i M-Technologie Prishtina, Naser Krasniqi, po shikon me vëmendje çdo lëvizje dhe në momentin e duhur edhe të godas, të përforcohet me lojtare që i duhen në repartet e caktuara. Krasniqi është në heshtje dhe në kohën e duhur edhe do të publikojë se me kë do të përforcohet edhe pse siç merret vesh i ka të shenjestruar se cilat mund t’i ketë nën kulmin e M-Technologie Prishtina.

Ndërkaq, Edon Ibrahimi, nuk dihet se a do të jetë apo jo kryetrajner i Kastriotit nga Ferizaj, por edicionin që e lamë pas ka bërë punë të madhe. 

Ai flitet se do të jap dorëheqje edhe pse ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Ganimete Gërbovci, kryetrajnere e Prishtina F. është në drithërima të pafundme sepse mund të mbetet pa 4-5 lojtare. 

Raportohet se disa klube shikojnë që të përforcohen me lojtare të Prishtina F. Gërbovci është në heshtje dhe raportohet se shikon se cila lojtare mund t’i ikë apo të gjitha do të mbeten aty, sepse as ajo nuk i beson se çfarë flitet çarshisë!
Por edhe ajo shikon të përforcohet dhe ndonjë klubit t’ia ngrijë buzëqeshjen!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...