Një paraqitje dinjitoze e kombëtares kuqezi - Bota Sot
Një paraqitje dinjitoze e kombëtares kuqezi

Volejboll

Një paraqitje dinjitoze e kombëtares kuqezi

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:34
Një paraqitje dinjitoze e kombëtares kuqezi

Kombëtarja U-18 e Shqipërisë në volejboll për djem u rendit në vendin e katërt në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne që u zhvillua më datat 6-10 korrik në Ferizaj të Kosovës.

Në ditën e pestë dhe të fundit, kombëtarja kuqezi u mund 3:1 (22:25, 25:19, 25:19, 25:22) nga Maqedonia Veriore, duke u klasifikuar në vendin e katërt.

Fituese e kësaj Ballkaniade doli Turqia, e më pas u renditën Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Kuqezinjtë e mbyllën këtë turne me 2 fitore dhe 3 humbje.

Një paraqitje dinjitoze e kombëtares kuqezi në këtë turne, që po tregon nga viti në vit përmirësim në lojën e saj dhe rivalitet në fushë me skuadrat e tjera, ndaj i urojmë suksese në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...