Vokrri i Shqipërisë nënshkruan me Prishtinën - Bota Sot
Vokrri i Shqipërisë nënshkruan me Prishtinën

Volejboll

Vokrri i Shqipërisë nënshkruan me Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:59
Albana Vokrri e Mehdi Mehmeti

Drejtuesit e klubit të volejbollit Prishtina F. përforcojnë radhët me volejbollisten nga Shqipëria, Albana Vokrri.

Kryetari i KV Prishtina F. Mehdi Mehmeti, ka deklaruar se është një përforcim i madh dhe që e shton konkurrencën brenda ekipit.   

“Vokrri është përforcim i ri, është pasuese e re në klubin tonë. Ajo ka luajtur në KV ‘Marin Barleti’ nga Tirana. 

Është e martuar në Prizren dhe ka një fëmijë. Kjo në sezonin e kaluar ka luajtur në KV Feronikeli nga Drenasi. 
Albana me burrin e saj Kazim Topoyan na sollën në Prishtinë klubin e njohur Bursaspor nga Turqia, në turneun e organizuar për nder të çlirimit të Prishtinës.

Çifti nga Prizreni formuan klubin KV Kalaja për grup-moshat e reja dhe kanë një djalë me emrin Ubejd. Albana është e punësuar në  kompaninë e sigurimeve ‘Eurosig’ në Prishtinë”, bëri të ditur Mehmeti.

"Jemi në bisedime edhe me 2 lojtare, një nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria", tha Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...