Çka e ke Fadil Vokrrin, e pyetnin në Tiranë Albanën e Shqipërisë! Më vonë Albanës i del kësmeti... - Bota Sot
Çka e ke Fadil Vokrrin, e pyetnin në Tiranë Albanën e Shqipërisë! Më vonë Albanës i del kësmeti...

Volejboll

Çka e ke Fadil Vokrrin, e pyetnin në Tiranë Albanën e Shqipërisë! Më vonë Albanës i del kësmeti...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:39
Çka e ke Fadil Vokrrin, e pyetnin në Tiranë Albanën e Shqipërisë! Më vonë Albanës i del kësmeti...

Volejbollistja e Shqipërisë, Albana Vokrri, që ditë më parë ka firmosur për ekipin e Prishtina F. që ka kryetrajneren e palodhshme Ganimete Gërbovcin dhe një drejtor punëtor të devotshëm, Mehdi Mehmetin, në bazë të mbiemrit pakkush i ka besuar dhe i beson se nuk është e qytetit të Podujevës!

Image

Albana rrënjët i ka nga Mirëdita dhe qysh në moshën një vjeçe familja e saj zhvendoset në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. 

Kur ishte e vogël shumëkush e pyeste në Tiranë, se çfarë e ke Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës, që ndërroi jetë me 9 qershor të vitit të kaluar sa ishte në krye të FFK-së.

Vokrri mbahet mend në Shqipëri edhe nga ndeshja e famshme e vitit 1987, kur ai me Partizanin e Beogradit luajtën me Flamurtarin e Vlorës, në kuadër të Kupës së UEFA-s. Atëkohë, Flamurtari e kishte mënjanuar Partizanin, pasi në Vlorë fituan me 2:0 dhe në Beograd u mundën me 2:1.   

“Qe e vogël me thonin ca e ke Fadil Vokrrin. Kam lindur në Mirditë po qe 1 vjeç jam zhvendosur në Tiranë”, tregon Albana. “Për sa i përket Mirditës e ka të zhvilluar volejbollin. Vitet e fundit lojtaret e kombëtares së Shqipërisë janë pothuajse komplet formacioni te Mirditës”, thotë volejbollistja shqiptare.

Mirëdita ka dhënë shumë emra të mëdhenj të sportit skofiar dhe po jep, siç janë motrat Amarilda, Arjola, Adelajda Prenga, Esmeralda Tuci, Malvina Tuci etj.

Image

Albana është e martuar në Kosovë dhe është e lidhur shumë me vendin e Prizrenit. Ajo qesh dhe thotë, se më duket kësmeti ishte lidhur i saj qysh si fëmijë kur e pyetni çka e ke Fadil Vokrrin.  

Siç deklaron ajo, nuk e kishte menduar kurrë se do të martohet me një djalë të Kosovës, por kësmeti ishte ai që e bëri nuse të shtetit më të ri në botë.

Image

Është krenare që është volejbolliste në Kosovë dhe sipas saj po kënaqet me këtë vend. Krejt në fund, Albana është e martuar me Kazim Topoyan, që merret me bjeshkatari, i cili ka qenë sekretar i Federatës së Alpinizmit në Kosovë.

Albanën dhe Kazimin nuk i lidh aspak sporti, por dashuria për njëri – tjetrin, pasi që volejbolli dhe bjeshkataria janë dy bota të kundërta. 

Image

“Jam e lumtur që jam pjesë e ekipit të Prishtinës. Një ekip me vajza të reja, të përkushtuara e të talentuara. Një grup vajzash që e duan volejbollin, me dëshirën që dita ditës të rriten profesionalisht.

Dhe besoj që nga puna e palodhshme e të gjithë stafit, duke i theksuar të gjithë me radhë pa as një përjashtim do na çojë në arritjen e suksesit më të mirë të mundshëm. Duke ditur që topi është i rrumbullakët, çdo gjë do ja lëmë lojës edhe fushës”, thotë Albana për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...