Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Edon Ibrahimit? - Bota Sot
Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Edon Ibrahimit?

Volejboll

Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Edon Ibrahimit?

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2019 Në ora: 11:43
Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Edon Ibrahimit?

Edon Ibrahimi jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Kastriotit nga Ferizaj në konkurrencën e femrave.

Njihej si kryetrajneri më i ri i ligës, me 24 vjeç, por me suksese të mira, për faktin se arriti të jetë në katërshen e parë në elitën e volejbollit.

“Nuk do të jem më pjesë e klubit të volejbollit Kastrioti. 4-5 vite punë e sakrificë, lot dhimbje dhe trofe, përjetuam gjithçka. Faleminderit edhe të gjithë atyre që ishin përkrah meje në ditë të mira dhe të vështira. Shumë shpejt me sfida të reja”, shkruan Ibrahimi.

Cilat janë arsyet e dorëheqjes së tij: Raportohet se ai do të angazhohet selektor për grupmoshat e reja në kombëtaren e Kosovës.

Cili mund të jetë pasardhësi i tij në KV Kastrioti? Flitet se mund të rikthehet ish volejbollistja e mirënjohur  Vidane Jashari, e cila gjatë janarit qe larguar në heshtje dhe pa e dhënë asnjë deklaratë zyrtare!  Megjithatë, gjithçka do të shihet në ditët vijuese se kush do të jetë kryetrajner i ri!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...