A do ta pranojë Ganimetja postin e presidentes?

Volejboll

A do ta pranojë Ganimetja postin e presidentes?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2019 Në ora: 17:49
A do ta pranojë Ganimetja postin e presidentes?

Nuk ka më shumë se një javë kohë Ganimete Gërbovci, që të mendoj mirë e mirë, se e ka guximin apo jo që ta pranojë postin e presidentes së klubit të volejbollit Prishtina F., klub që garon në Superligën e Kosovës (femrat).

Gana është kryetrajnere e Prishtinës e cila ekip edicionin që e lamë pas ka përfunduar në pozitën e pestë, një sukses për lakmi, pasi që klubi përbëhej me lojtare të reja, hiq dy brazilianet që i morën në pjesën e garave përfundimtare!

Burimet tona bëjnë të ditur se Ganja ka shumë angazhime dhe do t’i përshtatet më shumë posti i presidentes se sa i kryetrajneres! 

Raportohet se posti i presidentes do t’i flenë për fytyre Ganës dhe e ka aftësinë menaxhuese në këtë aspekt!

Nëse ish volejbollistja e pranon këtë post, do të jetë pasardhëse e Halime Fetahut, e cila deri gjatë muajt prill-maj ka qenë presidente e klubit.

Kryesia e KVF Prishtina F i ka ofruar postin e presidentes, por gjithçka është në dorë të Ganës, sepse ajo do të vendos për fatin e saj, e cila është vështirë që të merret në kontakt, pasi që nuk ka qasje në telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat