Gjinovci me dyshen e tij në finale

Volejboll

Gjinovci me dyshen e tij në finale

Nga: K. G. Më: 25 korrik 2019 Në ora: 12:15
Gjinovci me sukses të plotë udhëheq dyshen Alfred Pllana edhe Shkëlqim Ismaili

Selektori i kombëtares së Kosovës (meshkujt), Bahri Gjinovci, me shumë vëmendje e përcjell garën e Kampionatit Ballkanik në beachvolley, që po zhvillohet në Prishtinë.

Ai me sukses të plotë udhëheq dyshen Alfred Pllana edhe Shkëlqim Ismaili, të cilët janë në finale dhe në orën 19.00 do të takohen me Kosovën 2.

Duhet theksuar se në gjysmëfinale e mposhtën çiftin nga Rumania dhe krejt falë këshillave të Gjinovcit. 

Gjinovci tha është kënaqësi kur sheh rivalitetin mes lojtarëve dhe edhe interesimin e shikuesve për këtë sport të rërës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat