Pllana e Ismaili triumfojnë përballë Tërstenës e Berishës

Volejboll

Pllana e Ismaili triumfojnë përballë Tërstenës e Berishës

Nga: K. G. Më: 25 korrik 2019 Në ora: 17:35
Pllana e Ismaili triumfojnë përballë Tërstenës e Berishës

Në fushat pranë Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Prishtinë, është zhvilluar finalja e Kampionatit Ballkanik në konkurrencën e meshkujve në beachvolley. 

Image

Çifti Alfred Pllana e Shkëlqim Ismaili triumfojnë në finale me rezultat 2:0 (21:12, 21:17) në përballje me Art Terstenën dhe Adriatik Berishën e Kosovës 2. 

Dyshja Pllana-Ismaili u treguan më të mirë, sidomos setin e parë e dominuan, ndërsa më të dytin ka qenë me rivalitet të madh.

Selektori i kombëtares së Kosovës në volejboll (meshkujt), Bahri Gjinovci, është i lumtur për triumfin e djelmoshave të tij që i udhëhoqi me sukses. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat