Rivalitet në beachvoley

Volejboll

Rivalitet në beachvoley

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 13:21
Rivalitet në beachvoley

Ekipi kombëtar i Kosovës i përbërë nga dyshja Shkëlqim Ismajli dhe Alfred Pllana kanë arritur të fitojn medaljen e artë ballkanike në beach volley.

Ekipi 1 i Kosovës në finale u takuan me dyshen tjetër të kosovare Adriatik Berisha, Art Tërstena duke i mposhtur me rezultat 2:0 në sete. Vendin e tretë në konkurencen e meshkujve ka arritur ta fitoj Rumania pasi që në ndeshjen për vend të tretë ka fituar ndaj Shqipërisë.

Në konkurencen e femrave ekipi i parë i Kosovës Dhuratë Sylejmani, Valmira Ramadani kanë aritur ta fitojn medaljen e argjendtë duke u mundur nga kombëtarja e parë e Rumanisë me rezultat 0:2 në sete.

Pas përfundimit të garës u mbajt edhe ceremonia e mbylljes së kampionatit, ku për fituesit u ndanë kupa dhe medalje nga organizatori.

Kampionati Ballkanik në Beach Volley U22 - Femrat
1. Vaida Beata - Iuana Ordean ROU1 
2. Dhuratë Sylejmani - Valmira Ramadani KOS 1 
3. Andrea Corcoz - Iana Hododi ROU2

Kampionati Ballkanik në Beach Volley U22 - Meshkujt 
1. Shkelqim Ismajli - Alfred Pllana KOS1 
2. Art Tërstena - Adriatik Berisha KOS2 
3. Cristan Andrei - Grigore Andrei ROU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat