A po rikthehet Vildanja në krye të Kastriotit?

Volejboll

A po rikthehet Vildanja në krye të Kastriotit?

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:37
Edon Ibrahimi dhe Vildane Jashari

Klubi i volejbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), ende është pa kryetrajner por që pritet brenda një periudhe që të caktohet se cili do t’i prijë skuadrës në edicionin e ri. 

Edon Ibrahimi ka dhënë dorëheqje para disa ditëve për shkak se ka angazhime me kombëtaren e Kosovës për grupmoshat e reja.

Flitet e përflitet se Vildane Jashari ka gjasa që të rikthehet si kryetrajnere por ende nuk dihet, pasi që klubi shikon të gjitha mundësitë se kujt t’ia besoj timonin e ekipit.

Dikush nuk e përjashton mundësinë që edhe Edon Ibrahimi të rikthehet ani se ka dhënë dorëheqje, por disa thonë se Vildanja është shumë afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat